Hoxhaj uron Athinën dhe Shkupin për zgjidhjen e çështjes së emrit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj i është gëzuar marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Shkupit dhe Athinës. E ka quajtur lajm të mrekullueshëm.

Lajme

12/06/2018 19:47

Në Twitter Hoxhaj ka shkruar se ky është një lajm i madh për Ballkanin, dhe një arritje e madhe për të dy shtetet.

“Lajm i mrekullueshëm për Ballkanin marrëveshja për zgjidhjen e çështjes së emrit. Arritje e madhe për dy shtetet dhe rajonin. Urime Nikos Kotzias dhe Nikola Dimitrov”, ka shkruar Hoxhaj.

Hoxhaj vazhdimisht ka deklaruar se janë tri çështje të cilat duhet të zgjidhen para se Ballkani të anëtarësohet në BE. E para ishte kjo mes Shkupit dhe Athinës, ndërsa çështjet e mbetura të cilat duhen zgjidhur janë çështja mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe funksionalizimi i shtetit në Bosnje.