Hoxhaj: UNMIK nuk ka funksionalitet, është koha të mbyllet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po vazhdon insistimin se është koha që misioni i UNMIK-ut të tërhiqet nga Kosova.

Lajme

01/08/2018 14:46

Në një postim në Twitter, Hoxhaj deklaroi se mandati i UNMIK-ut është kryer para 10 vitesh. Ai tha se që nga atëherë, ky mision është kthyer në një barrë financiare për Kombet e Bashkuara.

Më tej, Hoxhaj tha se UNMIKU nuk ka më as objektiva, as funksionalitet dhe as detyra, prandaj është koha që të mbyllet.

“UNMIK ka përfunduar mandatin e saj (SC/RES/1244) një dekadë më parë. Që atëherë ajo është bërë një barrë financiare për OKB. UNMIK-u nuk ka më qëllim, nuk ka funksionalitet apo detyrë! Është koha ta mbyllim atë”, ka shkruar Hoxhaj./Lajmi.net/