Hoxhaj ua uron Bajramin homologëve të vendeve të OBI

Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Enver Hoxhaj iu ka dërguar telegrame urimi ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, si dhe të Ligës Arabe me rastin e festës së Fitër Bajramit. 

Lajme

28/07/2014 19:50

Në emër të popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hoxhaj i ka përgëzuar përfaqësuesit dhe qytetarët e këtyre shteteve, duke iu përcjellë urimet për lumturi dhe prosperitet.

“Kjo festë përfaqëson kurorëzimin e sakrificës, vendosmërisë dhe dedikimit të treguar gjatë muajit të Ramazanit, ku myslimanët e festojnë kompletimin e agjërimit të tyre. Ne shpresojmë se kjo festë do të sjellë më shumë paqe dhe prosperitet për të gjithë”, ka shkruar Hoxhaj.

Kryediplomati kosovar po ashtu ka shprehur besimin se lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe këtyre shteteve do të thellohen në vitet në vijim.