Hoxhaj thotë se me homologun Kurz u pajtuan për planin Kosovë-Austri 2017

Kreu i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, që bashkë me presidentin Hashim Thaçi po qëndron në Mynih të Gjermanisë, ka treguar për agjendën atje.

Lajme

18/02/2017 15:02

Në mënyrë të veçantë ka folur për takimin me homologun e tij austriak.

“Së bashku me Presidentin Thaçi po marrim pjesë në Konferencën për Siguri në Mynih ku kam takuar disa homologë evropianë. Në takimin me ministrin e Jashtëm austriak, Kurz u pajtuam për planin e përbashkët Kosovë-Austri për 2017. Takova edhe ministrat çek, sllovak dhe të Lihtenjshtanit”, ka thënë Hoxhaj.

auto_hoxhaj41487424823 auto_hoxhaj31487424822 auto_hoxhaj21487424820 auto_hoxhaj11487424819