Hoxhaj takon Soltes: Koha e fundit që izolimi i padrejtë i qytetarëve tanë të përfundojë

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka takuar sot raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, për të diskutuar në lidhje me procesin e liberalizinit të vizave.

Lajme

06/06/2018 10:17

Hoxhaj ka informuar Soltes për progresin e Kosovës në këtë drejtim, duke theksuar se tashmë janë plotësuar të gjitha kriteret e parapara.

Hoxhaj tha se tani është në dorën e institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare që ta marrin vendimin për t’ua mundësuar lëvizjen e lirë qytetarëve të Kosovës dhe të përfundojë izolimi i tyre i padrejtë.

“Takova raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes të cilin e informova për procesin e liberalizimit duke theksuar se Kosova tashmë ka përmbushjr të gjitha kriteret e parapara. Është koha e fundit që qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet lëvizja e lirë dhe të përfundojë ky izolim i padrejtë”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj përmendi edhe disponimin pozitiv të institucioneve të BE-së të cilin e kishte vërejtur nga takimet në vizitën e tij më të fundit në Bruksel.