Hoxhaj takon O’Conellin: Ju falënderoj për gjithë këtë mbështetje

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell. 

Lajme

28/03/2017 10:34

Hoxhaj e ka falënderuar O’Connell për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, derisa kanë folur për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe mundësinë e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Një takim i hershëm mëngjesi me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell ku biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit. Diskutuam edhe për çështjet politike dhe të sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Mbretëria e Bashkuar mbetet një mbështetëse e madhe e Kosovës.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.