Hoxhaj takon ministrin e mbrojtjes së Bullgarisë, kërkon mbështetje për procesin e transformimit të FSK-së

Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Sofje ka takuar zëvendëskryeministrin dhe ministrin e mbrojtjes së Bullgarisë, Krasimir Karakachanov. 

Lajme

16/11/2018 13:19

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Sofje ka takuar zëvendëskryeministrin dhe ministrin e mbrojtjes së Bullgarisë, Krasimir Karakachanov.

Duke e falënderuar për mbështetjen e Bullgarisë dhënë Kosovës në shumë fusha, e në veçanti në procesin e liberalizimit të vizave, Hoxhaj e ka informuar zëvendëskryeministrin Karakachanov për procesin e transformimit të FSK-së.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj theksoi se përkrahja e Bullgarisë si shtet anëtar i NATO-së është tejet e rëndësishme për këtë proces, përcjell lajmi.net.

Gjatë qëndrimit në Sofje, Hoxhaj ka takuar edhe kryetarin e Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, Kristian Vigenin.

Palët diskutuan për procesin e liberalizimit të vizave dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët. /Lajmi.net/