Hoxhaj takohet nesër me Sekretarin amerikan të mbrojtjes, Mattis – Lajmi.net
Hoxhaj takohet nesër me Sekretarin amerikan të mbrojtjes, Mattis
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 19:58, 12 July 2018
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Mattis për herë të parë viziton Ballkanin.

Pas përfundimit të Samitit të NATO-së në Bruksel, Sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis do të udhëtoj nesër në Zagreb për të takuar përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të takimit të Kartës së Adriatikut me SHBA.

Pas ftesës së NATO-së për të nisur negociatat me Maqedoninë, SHBA-ja dëshiron të jap një mesazh të posaçëm përkrahës për vendet e Ballkanit.

Sipas komunikatës së Departamentit të Shtetit, vizita e Sekretarit Mattis është e para në rajon dhe do të takohet me ministrat e mbrojtjes së shteteve Kroaci, Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Kosovë, Bosnjë dhe Serbi.

Në takimin ku marrin pjesë ministrat e mbrojtjes, Kosova do të përfaqesohet nga Zëvendëskryeministri Hoxhaj si udhëheqes i delegacionit por do të shoqërohet edhe nga ministri i FSK, Rrustem Berisha.

Ky është takimi i parë i këtij niveli të lartë që mbahet me Sekretarin Mattis.

 

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO