Hoxhaj: Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma (Video)

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka konfirmuar marrëveshjen e koalicionit PDK-AAK-Nisma. Ai gjithashtu ka thënë se Ramush Haradinaj do të jetë kandidat për kryeministër nga koalicioni.

Lajme

17/05/2017 01:11

Hoxhaj ka thënën, se qytetarët e meritojnë një ekip udhëheqës që zhvillon vende pune dhe arrin sukses, raporton lajmi.net.

Ndërsa, sipas tij, kjo ishte arsyeja pse kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e ka lidhur këtë koalicion.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë një ekip udhëheqës që zhvillojnë vende pune që arrin suksese. Kjo ka qenë arsyeja pse kryetari Veseli ka lidhur koalicion. Së bashku do të kemi rezultate konkrete do të fillojmë ta jetësojmë fillimin e ri për Kosovën”, ka thënë Hoxhaj. /Lajmi.net/