Hoxhaj: Qe tri vite kërkojmë afatizim të dialogut, s’kemi dërguar propozim të shkruar

Media serbe Sputnik, sot doli me një artikull se SHBA ka kërkuar që Kosova të kërkoj afat kohorë për përfundimin e dialogut me Serbinë. Kjo kohë sipas burimeve të medias në fjalë, parashihet që periudha të jetë 18 muajshe.

Lajme

11/11/2017 12:04

Ky propozim, thotë Sputnik, është dërguar  nga zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxha, mirëpo ky propozim nuk ka marrë mbështetje të mjaftueshme.

Lajmi.net ka kontaktuar me Hoxhajn, i cili tha se Kosova nuk ka dërguar propozim të shkruar, por kjo është deklaruar nga pala kosovare tash e tri vite.

“Nuk ka ndonjë propozim të shkruar të cilin e kemi dërguar, por ajo çfarë unë kam deklaruar nga viti 2014 që mund të konfirmohet publikisht dhe medialisht e deri para dy ditësh, është se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të afatizohet në planin kohor dhe duhet të afatizohet në planin përmbajtjesor”, deklaroi Hoxhaj.

Ndër tjera, zëvendës kryeministri tha se dialogu tani më ka adresuat temat e veçanta, duhet të kalojë në një fazë të re dhe të ketë një përfundim.

“Duhet te ketë qëllime të matshme dhe me që pjesa e dialogut e cila do të duhej të adresonte tema të veçanta për fusha të caktuara të jetës ka përfunduar, krahas këtyre marrëveshjeve që janë arritur Kosova duhet të kalojë në një fazë të re të dialogut. Faza e re e dialogut duhet të përfundojë më njohje të ndërsjellët dhe me anëtarësim të Kosovës në OKB”, u shprej Hoxhaj.

Sputnik tha se SHBA-të ka ndikim indirekt në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ku dhe ka kërkuar nga pala kosovare të afatizojnë përfundimin e dialogut.

“Nuk ka të bëjë me kërkesa të shtetet e tjera, ka të bëjë me atë që dialogu ka filluar në vitin 2011, pas rezolutës që ka miratuar Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në shtator të vitit 2010. Andaj nuk duhet të diskutohet në pafundësi, është koha e fundit që të afatizohet në kuptimin kohor dhe është koha e fundit që të kemi qartësi dhe mendim të plotë strategjik, për atë se çfarë do të duhet të arrijë ky dialog”, tha Hoxhaj për lajmi.net.

Nuk mund të bisedojmë me Serbinë në pafundësi pa një cak të madh strategjik, andaj Hoxha thotë, se caku i madh strategjik është njohja e ndërsjellët dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB.

Hoxhaj tash e tri vitet ka këkruar në vazhdimësi të afatizohet dialogu, andaj thotë se ka qenë iniciativë e kamotshme vendore, nuk ka të bëjë me iniciativë amerikane.

“Këto gjëra i kam thënë në tri vitet e fundit, natyrisht që i kam ngrit në të gjitha takimet sa kam qenë ministër i Jashtëm, qoftë në kohën sa ka qenë zonja Ashton apo zonja Mogherini, por poashtu edhe me ministra të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, sikurse edhe në raport me partnerët tanë amerikan, çdoherë kam kërkuar që dialogu të afatizohet”, u shpreh në fund zëvendës kryeministri Hoxhaj. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Kosova me kërkesë të SHBA-së kërkon afat për përfundimin e dialogut me Serbinë?!