Hoxhaj për Spindeleggers: Humbës klasik që përkrah humbësin Isa Mustafa

Ministri i Jashtëm i Kosovës, njëherësh nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar ashpër ndaj Zv.kancelarit të Austrisë, Michale Spindeleggers, njëherësh kryetar i Partisë Popullore të Austrisë, për letrën dërguar LDK-së.

Lajme

06/06/2014 11:41

Politikani Hoxhaj sipas gazetës austriake njihet për gjuhën e tij të butë, por kësaj radhe ka përdorur fjalë shumë të ashpëra duke thënë se ndihet i befasuar dhe shumë i zemëruar me një sjellje të tillë të politikanit austriak.

Hoxhaj për prestigjiozen austriake Die Presse ka kritikuar Spindeleggers duke thënë se ai është një humbës klasik i zgjedhjeve dhe e ka uruar po një humbës në Kosovë siç është Isa Mustafa, ashtu sic edhe do të jetë më 8 Qershor.

“Spindeleggers është një humbës klasik i zgjedhjeve në Austri ashtu sic është Isa Mustafa dhe kjo nuk do të ndryshoj asgjë edhe me përkrahjen e Spindeleggers dhe partisë së tij. Humbësit e zgjedhjeve e mbështesin njëri-tjetrin. Veprimi i Spindeleggers ka qenë i gabuar dhe padyshim që ky veprim do ta zbeh imazhin e Austrisë në Kosovë”, citohet të ketë thënë Hoxhaj.

Po ashtu, gazeta citon Hoxhaj të deklaroj se ky veprim i Spindeleggers është një ndërhyrje në procesin zgjedhor.