Hoxhaj për numrin e PDK-së: Më 11 votohet, e me 12 qershor festohet

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj në tubimin në Prishtinë ka thënë se 'Fillimi i Ri' fuqishëm po ec drejt fitores, pasi Kosova i beson PDK'së dhe Kryetarit Veseli sikurse i ka besuar me vite.

Lajme

26/05/2017 18:42

Ai, në organizimin me të rinjtë e kryeqytetit, ka thënë në fund se jo rastësisht numri rendor i PDK’së në zgjedhje ka rënë 12. Sipas Hoxhajt, më 11 qershor votohet ndërsa me 12 qershor festohet ‘Fillimi i Ri’.

Ndryshe, me batutë takimin e nisi edhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli. Ai tha se sonte është natë e madhe dhe një natë që shënon fitoren e ‘Fillimit të Ri’.

Veseli tha se po shihet një entuziazëm i madh për fitoren e PDK-së dhe realizimin e platformës qeverisëse nuk ka askush që e pengon.