Hoxhaj: PDK do ketë qëndrim unik për Demarkacionin

“Unë besoj se që nga fillimi deri në fund nuk ka pasur ndonjë hapësirë që Kosova ka humbur nga kjo marrëveshje. Kjo temë ka të bëjë me një të ardhme të afërt dhe duhet të angazhohemi se si të lëvizim në një fazë tjetër”, theksoi Hoxhaj.

Lajme

09/08/2016 17:19

Në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Isa Mustafa dhe kryetarin e Komisionit Shtetëror Murat Meha, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj nuk tregoi nëse koalicioni i ka të gjitha votat e mjaftueshme për miratimin e Demarkacionit. Ai tha se PDK do të jetë unike gjatë votimit.

I pyetur për votat në kuvend për Demarkacionin, Ministri Hoxhaj shprehu se kjo marrëveshje duhet të votohet duke shtuar se është në interes shtetëror dhe jo partiak.

“Unë besoj se që nga fillimi deri në fund nuk ka pasur ndonjë hapësirë që Kosova ka humbur nga kjo marrëveshje. Kjo temë ka të bëjë me një të ardhme të afërt dhe duhet të angazhohemi se si të lëvizim në një fazë tjetër”, theksoi Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj nga radhët e PDK-së tha që për shkak të pozicionit nuk mundet ti bëjë thirrje deputetëve të PDK për votën e Demarkacionit.