Hoxhaj: Pavarësisht ndalimit të Haradinajt, Franca vazhdon të jetë shtet mik i Kosovës

Ministri i Punëve të jashtme, Enver Hoxhaj, ka raportuar sot në Kuvend për punën e Ministrisë së tij që nga dita kur është ndaluar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lajme

10/01/2017 11:46

“Të mërkurën e kaluar diku 10-15 minuta pas orës 3 kam biseduar me Haradinaj. Ndalimi i tij në Francë ka qenë goditje për Kosovën pasi që ai ka qenë një luftëtar dhe është lider i rëndësishëm i një partie të rëndësishme. Solidarizohem me familjen e tij me miqtë e tij të cilët kanë qenë të prekur nga ky ndalim. Nga e mërkura e javë së së kaluar angazhimi im ka qenë maksimal që Haradinaj të lirohet sa më shpejt kemi ofruar përkrahjen shtetërore që ai të kthehet sa më shpejt. Në çdo orë kemi pas informata të plota se çfarë po ndodhë me z.Haradinaj në Francë. Kemi sqaruar se fletëarrestet  të Serbisë janë të papranusheme të motivuara politikisht, kemi ngrit një ekip kemi pas ndalimit në koordinim me Ministrin e Drejtësisë dhe atë të Brendshme, me policinë e Kosovës etj”, ka thënë Hoxhaj, transmeton lajmi.net.

Sipas tij qëllimi i bisedimeve përmes telefonit me Haradinaj dhe deputetët e partisë së tij ka qenë koordinimi për t’i përfaqësuar interesat e tyre.

“Kujtojmë se Franca është shtet mik i Kosovës, madje e përkrahë Kosovën për të hyrë në Interpol, komunikata e djeshme e konfirmon një gjë të tillë”, ka theksuar Hoxhaj./Lajmi.net/