Hoxhaj paralajmëron për “misionin humanitar” rus në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ashpër ndaj bashkëpunimit së të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë me OJQ-në “Misioni Humanitar Rus”, bashkëpunim ky i cili pretendon se po bëhet për t’i ndihmuar serbët e Kosovës.

Lajme

25/09/2017 17:00

Në një reagim nëpërmjet Twitter, ish ministri i jashtëm i Kosoës dhe Zëvendëskryeministri aktual ka thënë se “mision rus në Kosovë” është veyëm jë maskë që ka për qëllim ta kthejë prapa investimin qëllimmirë të Perëndimit në rajon.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka thënë se qeveria e Serbisë po tenton të ndërhyjë në Kosovë duke i maskuar strukturat paralele si shërbime humanitare të ofruara nga OJQ-të ruse.

Hoxhaj në reagimin e tij në Tëitter ka shkruar se Marko Gjuriq dhe zyra e tij në Beograd janë duke shërbyer si dorë e zgjatur e ndërhyrjes hibride të Rusisë me qëllim të dëmtimit të stabilitetit të udhëhequr nga ShBA’ja dhe BE-ja në Ballkan.

Hoxhaj vazhdon më tej duke thënë se “asistenca humanitare” e Rusisë nuk është asgjë tjetër veçse një instrument për ta kthyer prapa investimin qëllim mirë të Perëndimit në stabilitetin e rajonit.