Hoxhaj paralajmëron befasi në PDK pas shkuarjes së Thaçit (Video)

Zgjedhja e mundshme e Hashim Thaçit në postin e presidentit të Kosovës, do të shënojë një pikë kthese në Partinë Demokratikë të Kosovës, të cilën e ka udhëhequr që 17 vjet.

Lajme

11/02/2016 20:21

Megjithëkëtë, PDK-ja edhe pa Thaçin do t’i befasojë partitë tjera në vend.

Kështu është shprehur nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj në emisionin ‘Republika’.

Duke folur për figurën e Thaçit, Hoxhaj ka shtuar se ai është më i madh sesa vetë partia. Megjithatë, ai tha se duhet kohë për ta mbushur vakumin që do ta krijojë largimi i tij nga partia.

Hoxhaj nuk ka mohuar ambiciet dhe interesimin e tij për t’u kthyer në  diplomaci, në të cilën fushë ai kishte punuar para se Hashim Thaçi të vinte në këtë pozitë.

YouTube player