Hoxhaj:  Numrat i kemi, por nuk e di se kur do të thirret seanca

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj ka thënë se kjo mbledhje ishte e rregullt, por ka bërë të ditur se temë diskutimi ishte edhe  çështja e konstituimit të institucioneve.

Lajme

17/07/2017 14:28

Hoxhaj ka thënë se liderët e partive të koalicionit PAN, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj janë të mandatuar të koalicionit për çështjen e koordinimit institucional për konstituimin e Qeverisë së re. Ai ka thënë se këtyre tre liderëve u takon të koordinohen me presidentin, Hashim Thaçi për thirrjen e seancës së re, por ka thënë se nuk e di se kur do të thirret seanca konstituive, transmeton lajmi.net

“Qëndrimi ynë është se e i kemi votat  për ta votuar kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë, por a do të ndodh këtë javë, a do të ndodh gjatë ditëve të ardhshme këtë e dinë Veseli dhe Haradinaj… Nuk e di se a do të ketë këtë javë apo javën e ardhshme, meqë përtej asaj që ne si partner i kemi numrat për seancë, ka edhe procedura për përgatitje teknike”, është shprehur Hoxhaj.

Ai ka thënë gjithashtu de duhet hartuar platëforma qeverisëse. /Lajmi.net/