Hoxhaj në Samitin e Paqes në Paris

Gjatë qëndrimit në Paris, ministri Hoxhaj do të zhvillojë takime më përfaqësues të shumë shteteve, pjesëmarrës në këtë samit.

Lajme

06/12/2013 11:03

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka filluar një vizitë në Francë, ku do të marrë pjesë në samitin e paqes dhe sigurisë në Afrikë, që do të zhvillohet sot dhe nesër në Paris.

Gjatë qëndrimit në Paris, ministri Hoxhaj do të zhvillojë takime më përfaqësues të shumë shteteve, pjesëmarrës në këtë samit.

Gjatë takimeve, ministri Hoxhaj do të lobojë për përmbylljen e procesit të njohjeve dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale me shtete të ndryshme të botës.

Kjo vizitë pritet të ketë rezultate të rëndësishme në fuqizimin e mëtutjeshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.