Hoxhaj mirëpret rizgjedhjen e kancelares Merkel për herë të katërt

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar kancelaren gjermane Angela Merkel, për mandatin e saj të katërt në krye të Gjermanisë. Rizgjedhjen e Merkelit, Hoxhaj e vlerësoi si lajm të mirë për Gjermaninë, për BE-në, si dhe për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën.

Lajme

14/03/2018 11:41

Hoxhaj theksoi rëndësinë e mbështetjes se kancelares Merkel dhe të Gjermanisë në procesin e integrimit evropian, ndërsa është shprehur mirënjohës për këtë mbështetje.

“Zgjedhja për herë të katërt e Angela Merkel si kancelare e Gjermanisë, është lajm i mirë për Gjermaninë, për BE-në por edhe për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën. Mbështetja e kancelares Merkel për procesin e integrimit evropian të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor është jetike, për çka i jemi shumë mirënjohës. Mandat të mbarë kancelares dhe qeverisë së re të Gjermanisë”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Angela Merkel është zgjedhur për herë të katërt kancelare e Gjermanisë, pas disa muajsh negociata për koalicion me social-demokratët gjermanë./Lajmi.net/