Hoxhaj merr mbështetje nga ndërkombëtarët për integrim

Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim ambasadoren e Francës, Maryse Daviet, zëvendësshefin e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, Matthias Kiesler, si dhe zëvendësshefen e Ambasadës Britanike në Kosovë, Louise Taylor.

Lajme

06/08/2014 16:17

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj i njoftoi diplomatët e tre vendeve mike për progresin në Kosovë, fuqizimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.

Hoxhaj potencoi angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e agjendës integruese evropiane.

Gjatë takimit, u rikonfirmua mbështetja e këtyre vendeve për Kosovën, në proceset integruese.

Ministri Hoxhaj veçoi rëndësinë që ka MSA-ja për Kosovën, e cila paraqet kornizën e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, si dhe agjendën modernizuese e zhvillimore për shoqërinë kosovare, njofton MPJ nëpërmjet një komunikate për media.