Hoxhaj: Më 24 gusht do ta propozojmë kandidatin për kryeparlamentar

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj pas takimit ka thënë se falënderon kryesuesin dhe përfaqësuesit e partive për caktimin e seancës.

Lajme

16/08/2017 11:26

Ai ka thënë se në këtë seancë do të dalin me propozimin për KP dhe me një afat të shpejt edhe për kryeministrin.

“Ne do të jemi në seancë më 24 gusht ku do të propozojmë kandidatin për Kryetar të Kuvendit  dhe në një kohë të shkurtër edhe atë për kryeministër”, ka thënë Hoxhaj, transmeton lajmi.net

Hoxhaj i pyetur nëse janë siguruar votat nga partia e AKR pas ka thënë se Ramush Haradinaj e Kadri  Veseli kanë qenë të autorizuar për takime dhe detajet nuk e di. Ai ka thënë se nuk e di nëse Behgjet Pacollit i është dhënë postimi i ministrit të Jashtëm. /Lajmi.net/