Hoxhaj i reagon ministrit sllovak: Mos u brengosni për punët e brendshme të Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj qëndrimeve të shteteve mos-njohëse të BE-së lidhur me transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura.

Lajme

11/12/2018 16:35

Në një postim në llogarinë e tij në ‘Tëitter’ Hoxhaj ka shprehur se shtetet anëtare të BE-së janë duke e vonuar padrejtësisht njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ai këtë reagim e ka bërë pas deklaratave të ministrit të jashtëm sllovak Miroslav Lajcak i cili deklaroi se Kosova nuk e ka mbështetjen e aleatëve për formimin e ushtrisë.

“Shtetet anëtare të BE-së që janë duke vonuar padrejtësisht njohjen e pavarësisë së Kosovës janë duke kontribuar në destabilizim të rajonit. Ato nuk duhet të brengosen me punët dhe vendimet e brendshme të Kosovës. Mosnjohja është problemi, jo ushtrimi i sovranitetit nga ana e Kosovës”, ka shkruar Hoxha në Twitter. /Lajmi.net/