Hoxhaj: I preferuar i PDK-së për kryeparlamentar është Kadri Veseli

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar se emrat e deputetëve që do ta mbështesin Ramush Haradinajn për kryeministër do të dihen para seancës konstituive të Kuvendit.

Lajme

23/07/2017 22:03

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, ai ka treguar se gjatë javës që lamë pas Haradinaj ka marrë mbështetjen e disa deputetëve jashtë koalicionit PAN për formimin e qeverisë.

Sa i përket propozimit të PDK’së për kryeparlamentar, Hoxhaj ka thënë se i preferuar i PDK’së për këtë post është lideri i kësaj partie, Kadri Veseli, ndonëse ky i fundit ende nuk ka vendosur për këtë çështje.