Hoxhaj i përgjigjet politikanëve serbë: BE s’ju pranon me çështje të hapura

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave më të reja të politikanëve serbë në Beograd në lidhje me marrëveshjen ligjore që parashihet në kapitullin 35 të negociatave të Serbisë me BE-në dhe që ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajme

17/11/2017 12:32

 

Hoxhaj i ka quajtur këto deklarata të papërgjegjshme dhe çorientuese për opinionin e brendshëm në Serbi në lidhje me marrëveshjen ligjore me Kosovën.

Hoxhaj ka theksuar se Serbia nuk mund të pranohet në Bashkimin Evropian, pasi që BE-ja nuk pranon anëtarë të rinj me çështje të hapura sic është njohja e dy anshme, demarkimi i kufirit dhe konfliktet e hershme të pazgjidhura.

Me këtë postim në Twitter, Hoxhaj i është përgjigjur deklaratës së fundit të ministres serbe për për Integrim Evropian, Jadranka Joksimoviq, e cila deklaroi se Serbia nuk do të kushtëzohet nga njohja e pavarësisë së Kosovës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

Këto deklarata po përdoren së fundmi nga politikanët serbë, me qëllim të arsyetimit të marrëveshjes që parashihet të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohje të dyanshme. /Lajmi.net/