Hoxhaj i kërkon BE-së ta dënojë ardhjen e Vuçiqit në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po luan lojëra të rrezikshme, si me ardhjen në Kosovë me udhëzues të ish presidentit serb, Sllobodan Millosheviq.

Lajme

09/09/2018 19:16

“Serbia po rikthehet në të kaluarën e errët të saj. Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian duhet menjëherë ta dënojë këtë politikë”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter, përcjell Klan Kosova.

“Kjo vizitë e vë në dyshim rolin e BE-së në dialog, nëse nga lehtësuesi bëhet kërcënues për të”, ka shtuar ai.