Hoxhaj i drejtohet opozites: Moralizoni, por ballafaqohuni në Kuvend

“Kemi përgjegjësi që një shtet si yni, në 8 vjet pavarësi, ta vazhdojë rrugën e ndërtimit të shtetësisë”, tha Hoxhaj.

Lajme

19/02/2016 15:28

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj nga PDK-ja , reagoi ndaj deklaratave të deputetit të Vetëvendosjes, Ilir Deda.

Hoxhaj tha se e pranon  moralizimimin e dikujt, por nëse vjen dhe ballalfaqohet në Kuvend.

“Kur unë i shoh kolegët tanë deputetë të cilët pas tri herë hedhje të gazit lotsjellës,  vijnë e shesin  moral, unë do ta pranoja edhe një moral të tillë nga njerëz të tillë”, tha Hoxhaj, raporton lajmi.net.

Ai ftoi  opozitën që dialogun ta bëjnë në Kuvendin e Kosovës.

“Kemi përgjegjësi që një shtet si yni, në 8 vjet pavarësi, ta vazhdojë rrugën e ndërtimit të  shtetësisë”.

Ai tha se  është e tepërt që deputetët e shumicës, të japin leksione se si të sillen deputetët e pakicave./lajmi.net