Hoxhaj i bën thirrje bashkatdhetarëve që ta votojnë Angela Merkelin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka bërë thirrje te shiptarët që jetojnë në Gjermani që ta votojnë për kancelare, Angela Merkelin.

Lajme

23/09/2017 15:45

 

Sipas tij, Merkel është mike e madhe e Kosovës dhe partia e saj i ka dal në krah gjithmonë vendit tonë, transmeton lajmi.net

“Kosova dhe Gjermania kanë raporte të shkëlqyera ndërshtetërore, por marrëdhëniet tona i bën më të fuqishme lidhja e pashkëputshme mes popujve tanë dhe diaspora kosovare atje, e cila është në numër të madh. Prandaj, sot dua që t’u bëj thirrje të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Gjermani që të dalin dhe ta votojnë miken e madhe të shqiptarëve, kancelaren Angela Merkel dhe partinë e saj, të cilët i kanë dalë në krah Kosovës në momentet më të rëndësishme për ne”, ka shkruar Hoxhaj në facebook.

Edhe LDK ka bërë thirrje që të votohet Merkeli, kurse VV përkundrazi kanë dalur haptasi pro kandidatit tjetër, Martin Schulz. /Lajmi.net/