Hoxhaj dhe ambasadori i Maqedonisë diskutojnë për mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski.

Lajme

19/01/2018 13:09

Në këtë takim sipas Hoxhajt është diskutuar për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive

“Pata kënaqësinë ta pres sot në takim ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski për të diskutuar për mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe të Maqedonisë, koordinimin e të cilës ma ka besuar kryeministri Haradinaj”.

“Vullnet dhe interesim i dyanshëm për thellim të bashkëpunimit, marrëdhënieve të mira dhe për lidhjen e shumë marrëveshjeve të cilat do t’i afrojnë popujt tanë edhe më tutje”, ka shkruar Hoxhaj./Lajmi.net/