Hoxhaj dënon sulmin në Manchester

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Manchester.

Lajme

23/05/2017 09:12

 

Përmes një postim në “Twitter”, Hoxhaj ka shprehur pikëllimin e thellë për ngjarjen tragjike.

“Thellësisht i pikëlluar nga ngjarjet tragjike në Manchester. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar Hoxhaj.

Sulmi në Manchester la 22 persona të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të lënduar.

Sulmi ka ndodhur të hënën në orën 22:35 në një koncert  të pop-këngëtarja amerikane Ariana Grande. /Lajmi.net/