Hoxhaj dënon djegien e flamurit të Turqisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas djegies së flamurit të Turqisë nga persona të paidentifikuar. Ai në një shkrim në rrjetin social Facebook ka thënë se pamjet duke djegur flamurin e shtetit mik të Kosovës, Turqisë, janë të papranueshme.

Lajme

02/08/2018 22:30

“Përgjegjësit që përmes këtyre veprimeve duan të shkaktojnë përçarje mes qytetarëve të Kosovës, duhet të sillen para drejtësisë sa më parë”.

Ndër tjerash Hoxhaj ka shtuar se Republika e Kosovës dhe e Turqisë kanë raporte të shkëlqyeshme ndërshtetërore dhe se shteti ynë është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë shtetit tonë.