Hoxhaj: Ata që janë kundër shkëmbimit të kufijve, të vijnë në Bruksel

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur për dialogun Kosovë - Serbi.

Lajme

09/11/2018 22:23

Duke folur për akuzat që janë bërë nga opozita për bisedat rreth “ndryshimit të kufirit”, Hoxhaj ka deklaruar se këta duhet të vijnë në Bruksel.

“Ata të cilët janë kundër korrigjimit të kufirit duhet të merren vesh me neve në Kuvend të Kosovës, dhe ata të cilët janë për ta mbrojt sovranitetin e Kosovës, integritetin territorial të Kosovës…për ta përmbyllë shtet ndërtimin tonë, duhet të vijnë në Bruksel”, ka thënë Hoxhaj në emisionin “Argument Plus”.

Hoxhaj tregoi edhe për kohën e viteve 2006-2007 kur si deputet i Kuvendit të Kosovës ishte në opozitë, por në të njëjtën kohë ishte edhe pjesë e një procesi të udhëhequr nga LDK.

YouTube player