Hoxhaj: Asociacioni paralelisht me ulësen në OKB

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se nuk është e rëndësishme se kush e udhëheq dialogun me Serbinë, por cili do të jetë epilogu i tij.

Lajme

20/06/2018 14:17

Hoxhaj në Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, shtoi se themelim i asociacionit duhet të shkojë paralelisht me ulësen në OKB.

“Sa i takon OKB-së dhe asociacionit qëndrimi im ka qenë gjithmonë që ne do duhej një model marrëveshje të asociacionit ta integronim në një marrëveshje më të madhe që do i normalizonte marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Themelim i asociacionit duhet të shkojë paralelisht me ulësen në OKB”, tha Hoxhaj./Lajmi.net/