Hoxhaj: Anëtarësimi në UNESCO, i pandalshëm

Serbët kanë nisur një fushatë në rrjetet sociale kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Lajme

20/10/2015 07:38

Më i dalluari në mesin e kundërshtarëve është Ati i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, i cili nëpër rrjetet sociale po thotë se vitin e kaluar në Këshillin e Evropës është dashur që të lexojë një letër, por kjo gjë është pamundësuar nga ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.

Hoxhaj në një bisedë me Epoka e Re ka thënë se në Këshillin e Evropës Ati Sava nuk ka qenë fare dhe se dikush tjetër ka dashur të flas në emër të Serbisë dhe ai nuk e ka lejuar një gjë të tillë.

Sipas Hoxhës, fushata e Ati Savës është për keqardhje por sipas tij anëtarësimi i Kosovës në UNESCO “është i pandalshëm”.

“Mendoj se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO është i pashmangshëm dhe i pandalshëm”.

“Fushtata e Ati Savës i përngjanë shumë qasjes së dikurshme të Peshkopit Artemije në Kosovë. Kjo është për keqardhje dhe nuk i shërben paqes dhe nuk i shërben marrëdhënieve të mira ndëretnike në Kosovë. Qasa  e diplomacisë dhe politikës serbe është një lloj racizmi kulturor se si sillen në raport me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO”, ka thënë Hoxhaj.