Hoxha: Zbatimi i masave nga MSA në krahasim me vitin e kaluar, ka shënuar rritje

Ministrja e Integrimeve Evropiane të Kosovës, Dhurata Hoxha, ka njoftuar për zbatimin e MSA-së në tre mujorin të parë të vitit 2018.

Lajme

12/06/2018 16:21

Hoxha ka thënë se për këtë tre muajt e parë janë realizuar 53.85 për qind e masave të parapara.

Ajo ka thënë zbatimi i masave nga MSA për periudhën e njëjtë në krahasim me vitin e kaluar ka shënuar rritje, raporton lajmi.net.

Në vitin e kaluar  për tre mujorin e parë janë realizuar 45.79 e masave të kërkuara.

Qeveria e Kosovë i ka vazhduar mandatin Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit, Fitin Krasniqi edhe për një mandat tre vjeçare. /Lajmi.net/