Hoxha viziton Gjykatën e Gjilanit: Sundimi i ligjit, prioritetet i Ministrisë së Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha sot ka vizituar Gjykatën Themelore të Gjilanit ku është pritur nga Ushtruesi i detyrës së Kryetarit, Afrim Shala.

Lajme

21/02/2017 17:19

Minstrja Hoxha ka vënë në dukje përkushtimin për rishikimin funksional të sundimit të ligjit dhe prioritet e Ministrisë së Drejtësisë, transmeton lajmi.net

“Nuk o të bëjmë ndryshime në ligje sa për të thënë se po japim kontribut në procesin e rishikimit. Do të bëjmë ndryshime konform me standardet e Bashkimit Evropian, por edhe në koherencë me rrethanat tona. Do të vejmë theksin aty ku esencialisht preket qytetari, duke e forcuar integritetin e gjyqësorit, si dhe duke e rritur besueshmërinë ndaj tij. Fuqizimi i sundimit të ligjit po ashtu i kontribuon procesit të integrimeve euro-atlantike, andaj ky është prioriteti ynë themelor”, theksoi Ministrja Hoxha.

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Gjykatës Themelore, Afrim Shala, shprehu mirënjohje dhe mirëpriti vizitën e Ministres Hoxha duke theksuar se vizita e tillë dëshmon mbështetjen e institucioneve qendrore për gjyqësorin, pavarësinë e tij dhe punën në kushte sa më të mira.

“Angazhimi ynë për forcimin e sundimit të ligjit është maksimal, konsiderojmë se këtij suksesi i kontribuon jashtëzakonisht gatishmëria e çdo instance ligjore për zbatimin e ligjit. Kemi suksese dhe sfida por, sigurisht se do të dëshmojmë përkushtimin tonë ligjor dhe rritjen e besueshmërisë në gjyqësor”, theksoi Afrim Shala, Ushtrues i detyrës së Kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjilan. /Lajmi.net/