Hoxha: Vajza, gëzuar, le të dëgjohet zëri juaj!

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në Ditën Botërore të Vajzave ka uruar të gjitha vajzat duke thënë se zëri i tyre duhet të dëgjohet.

Lajme

11/10/2018 10:28

Ajo ka zgjedhur që urimin dhe porosinë e saj t’i përcjellë përmes një fotografie me të bijën Hanën, të postuar në llogarinë e saj në Facebook.

Më poshtë statusi i plotë i ministres Hoxha:

Unë jam e bekuar me vajzën time Hanën, gëzimin e shtëpisë. I uroj të gjitha vajzave atë që profesoresha ime Albright e thoshte që asaj iu deshtë shumë kohë për të pasur një zë që të dëgjohet dhe tani që e kishte, nuk do të hesht.

Në Ditën botërore të vajzave, gjithandej diskutohet trajtimi i tyre në kulturat e ndryshme dhe çështjen gjinore në vendet demokratike si barazia para ligjit, punësimi apo ballafaqimi me pengesa në shkollim, kujdesin shëndetësor të tyre por edhe rrezikun e trafikimit.

Vajza, gëzuar, le të dëgjohet zëri juaj!