Hoxha uron besimtarët katolikë dhe ortodoksë

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka uruar besimtarët katolikë dhe ortodoksë, me rastin e Festës së Pashkëve

Lajme

15/04/2017 13:02

“Me rastin e festës së Pashkëve, uroj të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë, me dëshirat më të mira që t’i kalojnë me më të dashurit në gëzim dhe lumturi.

Pashkët janë festë e fitores së dritës mbi errësirën, jetës mbi vdekjen, duke bartur mesazhin e shpresës, dashurisë dhe besimit për jetë më të mirë, paqe e mirëkuptim. Gëzuar për shumë mote Pashkët!”, thuhet në urimin e Ministres Hoxha.