Hoxha turk: Nëse masturboni, në botën tjetër, dora mbetet shtatzanë (Video)

Një udhëheqës mysliman fetar Mücahid Cihad Han tha se burrat të cilët masturbojnë “në botën tjetër, dora e tyre do të mbetet shtatzënë “, – raporton gazeta turke Hurriyet Daily News.

Fun

30/06/2016 17:16

Han, i cili ka një emision televiziv në të cilin jep këshilla, është përgjigjur në një pyetje të një shikuesi, i cili i kishte thënë se është i martuar, por gjithsesi masturbon. Madje ka thënë se ka masturbuar edhe gjatë pelegrinazhit në Mekë.

Me këtë rast, Han i ka thënë shikuesit që masturbimi është i ndaluar dhe se ai duhet t’i rezistojë djallit.

Këshillat kanë shkaktuar kritika.

Nuk ka udhëzime të qarta lidhur me masturbimin – disa udhëheqës fetarë myslimanë thonë se ai është i lejuar nëse parandalon raportet seksuale paramartesore.

Disa të tjerë nuk përdorin fjalë “i ndaluar”, por “jo i pëlqyeshëm”.

YouTube player