Hoxha takon ministrat Tahiri e Hasani, flasin për rëndësinë e zbatimit të MSA-së

Ministria e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha në takime të ndara me dy kolegët e saj ministra, Ablerad Tahiri dhe Bajram Hasani ka biseduar për zbatimin e MSA-së dhe Agjendën Evropiane.

Lajme

27/08/2018 15:21

Ajo ka thënë se zbatimi i MSA-së është prioritet kryesor.

“Në takim me ministrat Abelard Tahiri dhe Bajram Hasani, diskutova për zbatimin e planit kombëtar për MSA-në dhe Agjendën Evropiane të Reformave. Aty theksova se zbatimi i MSA-së mbetet prioritet për çdo sektor dhe se çdo institucion duhet të angazhohet më shumë në këtë drejtim”.

“Zbatimi i MSA-së është prioriteti kryesor dhe u zotuam për angazhim sa më të madh në nivel qendror, duke zbatuar masat në pajtim me zotimet dhe afatet e këtij plani”, ka shkruar Hoxha nw Facebook./Lajmi.net/