Hoxha: Strategjia për integrimin e Ballkanit perëndimor pa Kosovën, nuk do të ishte e plotë

Ministrja e Integrimeve Evropiane të Kosovës, Dhurata Hoxha ka thënë se pa Kosovën çdo strategji e integrimit të Ballkanit Perëndimor nuk do të ishte e plotë.

Lajme

24/01/2018 11:21

Ajo këtë gjë e ka theksuar gjatë një takimi që ka zhvilluar me ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert

“Me mikun tim, Ambasadorin e Francës, Z. Didier Chabert, theksova se çfarëdo strategjie që bën fjalë për integrimin e Ballkanit perëndimor pa Kosovën, nuk do të ishte e plotë”, ka shkruar Hoxha në facebook

Ajo ka thënë se Kosova duhet të rikonfirmohet si pjesë e agjendave integruese, edhe me Strategjinë për zgjerim, që pritet të publikohet në Shkurt të këtij viti, Kosova duhet t’i ketë edhe përcaktimet edhe përkufizimet e qarta.

Ditë më parë zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se në bazë të strategjisë së zgjerimit të BE-së, Kosova është lënë jashtë, duke mos caktuar as kushte e as afate kohore për anëtarësim /Lajmi.net/