Hoxha shqiptar promovon stadiumin e futbollit në Zvicër (VIDEO)

Autoritetet e futbollit në qytetin zviceran, Schaffhausen, kanë vendosur që promovimin e stadiumit të ri të qytetit ta bëjë imami i xhamisë së Willit, Bekim Alimi, i lindur në Neproshten në Tetovës, shkruan gazeta tetovare Koha.

Lajme

28/02/2017 18:18

Në fjalimin e përcjellë me ajete Kuranore, hoxhë Bekimi përcolli urimet e gjithë myslimanëve dhe qytetarëve nga besime të ndryshme, ndërsa u lut që Zoti të bekojë ideatorët dhe gjithë ata që do të shfrytëzojnë këtë stadium.

Hoxhë Bekimi ishte edhe në promovimin e tunelit Gotthard, tunelin më të gjatë në botë, ndërsa autoritetet zvicerane i kishin mundësuar të mbajë një fjalim të veçantë në këtë manifestim të madh botëror.

“Kjo është Zvicra. Shembulli më i mirë i një jete të drejt për të gjithë njerëzit. Ditë historike në Zvicër. Perëndia e bekoftë gjithë Zvicrën, atdheun e dytë të 200.000 shqiptarëve”, ka thënë hoxhë Bekimi nga Maqedonia.

Në promovimin e këtij stadiumi ishte i pranishëm edhe një prift./Lajmi.net/

YouTube player

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6