Hoxha: Sa më shpejt të ratifikohet demarkacioni

Kuvendi i Republikës së Kosovës sa më shpejt duhet ta ratifikojë demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi, në të kundërtën Bashkimi Europian fillon ta humbë interesimin për Kosovën.

Lajme

12/01/2018 21:47

Ministrja e Integrimit Europian Dhurata Hoxha, i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që sa më shpejt ta ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi, në të kundërtën qytetarët do të vazhdojnë të mbesin të izoluar.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, ajo ka thënë se Kosova nuk mund të humbasë më shumë kohë për çështjen e demarkacionit.

Ministrja Hoxha ka deklaruar se me ratifikimin e shpejtë të demarkacionit përfundon edhe izolimi i Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Ajo ka thënë se tashmë një gjë është e qartë, se liberalizimi i vizave është në duart e politikanëve të Kosovës.

Hoxha ka theksuar se deputetët si të zgjedhur të popullit duhet të marrin vendim për të ardhmen e vendit në mënyrë që ta ratifikojnë demarkacionin me Malin e Zi.