Hoxha: Rekomandimi për vizat, para pushimeve – Lajmi.net
Hoxha: Rekomandimi për vizat, para pushimeve
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 7:25, 11 July 2018
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka bërë me dije se Komision Evropian do ta publikojë rekomandimin për liberalizimin e vizave para pushimeve verore

Ajo ka thënë se institucionet e Kosovës presin që rekomandimi të jetë pozitiv meqë të gjitha kriteret janë plotësuar.

Në një intervistë për Epoka e Re, Hoxha ka paralajmëruar se pas marrjes së rekomandimit për vizat do të lansohet fushata që ka për qëllim informimin e qytetarëve për të mos e keqkuptuar liberalizimin.

Ajo ka thënë se Kosova ka arritur të vë në kontroll migrimin dhe sipas Hoxhës, vendi ynë ka statistikat më të ulëta jo vetëm në rajon por edhe më gjerë.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO