Hoxha: Prej moshës 2 vjeçare, fëmijët të flenë vetëm

Studime të ndryshme kanë rihapur debatin se kur bebet duhet të fillojnë të flenë në dhomën e tyre përderisa nuk ka ndonjë kohë specifike se kur duhet të largohet fëmija nga dhoma e prindërve dhe të flej në dhomën e tij.

Lajme

07/11/2017 09:13

Naime Hoxha – psikologe e ftuar në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, tha se në bazë të hulumtimeve të ndryshme shpalosen mosha të ndryshme nga e cila e përcaktohet largimi i fëmijës nga dhoma  e prindërve.

“ Për mendimin tim është mosha rreth 2 vjeç, kur fëmija duhet të flejë në dhomën e tij sepse është pikërisht kjo moshë kur  fëmija  fillon të ecë dhe të kuptojë”, tha Hoxha

Sipas saj, janë disa arsye që nëse fëmija flen në të njejtin shtrat me prindërit, rreziqet janë të paevitueshme. “ Në radhë të parë gjumi në të njejtin shtrat me prindërit ndikon në rritjen e temperatures së fëmijës gjatë natës, pastaj në rast se prindërit janë konsumues të alkoolit dhe kanë gjumë të thellë etj, janë mundësi të rrezikimit të mirëqenies së fëmijës” , pohoi Hoxha.

Prindërit duhet t’i njoftojnë fëmijët  të jenë të vetëdijshëm për të gjitha etapat. Shpeshherë prindërit nga ankthi se a do t’ia dalë fëmija i tij dhe nga ndjenja e fajit që të lënë atë vetëm në dhomë  ndikon keq tek fëmija duke e bërë atë të pasigurtë në vendimmarrje tutje.