Hoxha përmend aspektet pozitive dhe negative nga Raporti i Progresit

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurta Hoxha ka thënë se Raporti i Progresit për Kosovën, ka të arritura dhe sfidat.

Lajme

20/04/2018 14:38

Ajo ka thënë se ky raport është real. Hoxha ka përmendur disa nga vlerësimet pozitive nga raporti:, zgjedhjet, ratifikimi i  Demarkacionit me Malin e Zi, hartimi i pakove ligjore për gjykatat si dhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe terrorizmit.

Hoxha ka kërkuar që raporti të vlerësohet drejtë ashtu siç është.

Ajo ka përmendur edhe disa nga aspektet ne gative që jep raporti, siç janë: hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, ekonomia joformale, cilësia e arsimit, çështjet mjedisore etj./Lajmi.net/