Hoxha për demarkacionin: Pse dje ju besuam hartave të NATO-s, e sot jo!

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në një intervistë për EuroTribunën, duke folur për ratifikimin e demarkacionit ka thënë se se në kohën kur na duhej ndihma e aleatëve, hartat e NATO-s ishin të mira.

Lajme

24/01/2018 22:09

 

“Hartat e NATO-s ishin të mira kur na ndihmonin në vitin 1999,  edhe më vonë duke u konsoliduar shteti dhe pavarësia e Kosovës, pse tani ato harta nuk qenkan të mira, pse ato harta tash po na e merrkan ta quaj ashtu kushtimisht territorin”, ka thënë Hoxhaj.

Ajo ka theksuar se PDK është pro ratifikimit të demarkacionit dhe se kjo çështje duhet të kalojë sa më shpejt.