Hoxha në Vjenë, pjesëmarrëse e konferencës kushtuar të ardhmes së BE-së

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha do të jetë pjesë e panelit dhe do të mbajë fjalë hyrëse kushtuar të ardhmes evropiane dhe rrugës së vendeve të Ballkanit perëndimor drejt anëtarësimit në BE.

Lajme

16/01/2017 20:16

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në Vjenë, po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Thirrja e së ardhmes” kushtuar integrimit ndërsocial dhe ndërkulturor ne BE, konkurrueshmërisë dhe inovacionit dhe theks në zhvillimin e mëtejmë regjional dhe të BE-së.

Ministrja do të jetë pjesë e panelit dhe do të mbajë fjalë hyrëse kushtuar të Ardhmes se vendeve te Ballkanit në Bashkimin Evropian; Skepticizmi ndaj BE-së dhe zotësia për të vepruar në lidhje me refugjatët dhe migrimin.

Pjesëmarrës të kësaj konference janë bartës të përgjegjësive institucionale dhe të instituteve prestigjioze që merren me strategjitë zhvillimore ekonomike nga shumë vende, me moton “Thirrja e së ardhmes”, që të ardhmen e trajton si një të drejtë.