“Qeveria e Kosovës përfiton nga kjo bazë e të dhënave, pasi që ajo mundëson pasqyrimin e statusit të zbatimit të Planit Kombëtar të Zbatimit të MSA-së, si dhe qasjen në informatat e filtruara, siç janë institucionet raportuese, sektorët, llojet e masave dhe periudhat raportuese. Përveç kësaj, platforma do ngritë transparencën e procesit të integrimit në BE duke i mundësuar shoqërisë civile, mediave dhe publikut të gjerë për t’u qasur në informata për statusin e tanishëm të reformave që kanë të bëjnë me BE-në”, ka theksuar Hoxha.
Nga Platforma do të rezultojë proces më efikas të monitorimit dhe raportimit që ka të bëjë me BE-në, e rritë koordinimin e përgjithshëm ndërinstitucional për monitorimin dhe raportimin që ka të bëjë me BE-në si dhe përshpejton proceset e raportimit dhe komunikimit, duke ngritur në këtë mënyrë efikasitetin dhe lirimin e burimeve njerëzore për përqendrim dhe theksim më të fuqishëm në raportim cilësor.
“Platforma do të përmirësojë transparencën dhe llogaridhënien në zbatimin e reformave për integrim në BE, për të dyja, si brenda Qeverisë, ashtu edhe ndaj palëve tjera të interesit, përfshirë publikun e gjerë”, ka thënë Hoxha.