Hoxha komenton deklaratat e Sholtes dhe Fajon për vizat

Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha vlerëson lartë Sholtes dhe Fajon rreth liberalizimit të vizave.

Lajme

13/11/2018 15:12

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, sot ka vlerësuar lart deklaratat e euro deputetit dhe Raportuesit për Kosovën Igor Sholtes dhe Raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën,  Tanja Fajon, përcjell lajmi.net.

Ministrja Hoxha, ka theksuar se “Ne presim nga Këshilli i Ministrave që të përdorin standarde të njëjta për çështjen e njëjtë, këtë e meritojnë qytetarët tanë. Madje, në rastin tonë, vlerat e BE-së, nuk presim të bien ndesh me vlerat e proklamuara, edhe për Kosovën!”.,

Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha në rrjetin social:

“Dy qëndrimet e sotme, të Z. Sholtes dhe znj. Fajon, janë për çdo respekt, ngase, rikonfirmojnë qëndrimet tona, vizionin dhe besimin tonë, në punën dhe përkushtimin e përbashkët me BE-në dhe faktorët tjerë relevantë për liberalizim.

Ne presim nga Këshilli i Ministrave që të përdorin standarde të njëjta për çështjen e njëjtë, këtë e meritojnë qytetarët tanë. Madje, në rastin tonë, vlerat e BE-së, nuk presim të bien ndesh me vlerat e proklamuara, edhe për Kosovën!” /Lajmi.net/