Hoxha kërkon përkrahjen e Polonisë për vizat

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim, një delegacion të lartë të Polonisë, të prirë nga Zëvendës Ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Szymon Szynkoëski vel Sek. Pjesë e delegacionit nga Polonia, ishte Anna Skiba, Sekretare e Departamentit për çështje Evropiane në MPJ, si dhe e ngarkuara me punë në Ambasadën e Polonisë në Maqedoni, Znj. Ëeronika Staniec-Porczyk.

Lajme

25/09/2018 16:55

Hoxha në takim, ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve bilaterale me Poloninë dhe rëndësinë që ka mbështetja e Polonisë për procesin e integrimit në përgjithësi. Me theks të veçantë, Ministrja Hoxha kërkoi nga zyrtarët polak, mbështetjen për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë.

Ajo ritheksoi përkushtimin institucional të Kosovës që nga marrja e udhërrëfyesit duke përmbushur të gjitha 95 kushtet për liberalizim, po ashtu vuri në dukje gatishmërinë institucionale për mbarëvajtjen e procesit të liberalizimit.

“Qytetarët e Kosovës janë të vetmit të privuar nga lëvizja e lirë dhe kjo përbën edhe hendikep për fusha të rëndësishme për procesin integrues. Ne jemi të përkushtuar që gjithë procesi të rikonfirmoj të arriturat në vendin tonë por edhe zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”, tha Hoxha duke shtuar se fushata për liberalizim është duke vijuar me intensitet dhe qytetaret po informohen për të drejtat dhe obligimet që vijnë me liberalizimin e vizave.

Nga ana e tij, Szymon Szynkoëski vel Sek, theksoi rëndësinë që ka rruga integruese për Kosovën dhe shprehu mbështetjen e Polonisë për procesin e integrimit të Kosovës.